​Gjendja në vendkalimet kufitare
BKT
Lajme

​Gjendja në vendkalimet kufitare

V.Thaçi/RTKlive

Në disa vendkalime kufitare në orët e pasdites shënohen pritje të gjata të hyrje-daljeve të qytetarëve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ku për të hyrë duhet pritur 55 deri në 60 minuta dhe po aq edhe për dalje. Kolonat në hyrje të këtij vendkalimi kufitar janë 250 metra, po aq edhe ato në dalje.

Kurse në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë janë 20-25 minuta, ndërsa për të dalë 25 deri në 30 minuta. Kolonat në hyrje të këtij vendkalimi kufitar janë 50 metra, ndërsa në dalje 70 metra.

Më pak pritje e kolona ka në vendkalimin kufitar Merdare. Në këtë pikë pritjet për të hyrë janë nga 10 deri në 20 minuta, dhe po aq edhe ato në dalje. Për të hyrë nuk ka kolonë, ndërsa në dalje kolona është 30 metra. 

E në pikën kufitare në Jarinje pritjet për të hyrë janë 50-60 minuta, kurse për të dalë 15-20 minuta. Kolona në hyrje është deri në 300 metra e për të dalë 60 metra.


MË SHUME NGA Lajme