Haradinaj për reciprocitetin: I drejtë, mbështesim institucionet shtetërore
V.Thaçi/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë dhe i ligjshëm.
"Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare", ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se i mbështetë institucionet e vendit për zbatimin e këtij vendimi.
"Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.
Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin", ka përfunduar Haradinaj.























