Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës do të dështojnë
BKT
Lajme

Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës do të dështojnë

V.Thaçi/RTKLive

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të Mitrovicës duke thënë se, masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.

Ajo fton qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

“Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani në llogarin e saj në Facebok.

Osmani thotë se përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë.


MË SHUME NGA Lajme