Tërhiqet edhe barrikada në Zupç, lirohet rruga drejt Bërnjakut (Video)
BKT
Arlinda Sejda- RTK
Lajme

Tërhiqet edhe barrikada në Zupç, lirohet rruga drejt Bërnjakut (Video)

Arlinda Sejda / RTK

(Plotësuar: Ora 13:30) Tashmë edhe barrikada e dytë është hequr, e vendosur nga serbët lokalë në fshatin Zupç, në magjistralen Mitrovicë-Bërnjak.

Derisa ajo në fshatin Rudare të Leposaviqit ishte hequr më herët, kjo e dyta ishte dhe më problematike pasi serbët lokalë refuzonin ta bënin një gjë të tillë.

Megjithatë edhe barrikada në Zupç është tërhequr, e ku të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Barrikada rrugës për Bërnjak vazhdon të jetë prezente

(E plotësuar, ora 12:30) Edhe pse ka filluar të tërhiqen barrikadat në veri të vendit në rrugën që qon për Bërnjak ende vazhdon të jetë prezente barrikada.

Nis heqja e barrikadave në veri të Kosovës

(E plotësuar, ora 11:40) Ka filluar heqja e barrikadave në Rudar të Zveçanit të vendosur nga strukturat ilegale.

 

Situata në veri e qetë-video-foto

(E plotësuar, ora 09:50) Situatë në vëri të Kosovës paraqitet e qet pas shtyrjes së fillimit të implementimit të vendimi te qeverisë.

Në disa pjesë të qytetit janë vendosur pankarta në gjuhën serbe, kundër kushtetuese të Republikës Kosovës.No description available.No description available.No description available.

No description available.

Pas zhvillimeve në veri shtohen patrullat policore -Foto

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, rreth implementimit të dy vendimeve të qeverisë së Kosovës dhe shtyrjes së vendimit deri me 1 shtator dhe vendosjes së disa barrikadave nga strukturat ilegale, sot janë shtuar patrullat e Policisë.

Siç raporton gazetarja e RTK-së Arlinda Sejda, njësitë e Policisë janë në afërsi të Zupqit.

Një autobus me udhëtarë boshnjak është mbetur i bllokuar që nga mëngjesi.

Për më shumë informata RTK do t ju mbajë të informuar.


MË SHUME NGA Lajme