BE fton Kosovën e Serbinë për dialog në Bruksel
Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se ishte propozim i shefit të diplomacisë evropiane, Joseph Borell që të shtyhet zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, mbi lirinë e lëvizjes dhe se ky propozim është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo qëndron në një përgjigje me shkrim të cilën Stano ia ka dërguar RTK-s.
“Pasin që pala Kosovare pranojë kërkesën e përfaqësuesit të lartë Borell, dhe të SHBA-ve për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe dokumentet e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në prononcim me shkrim të zëdhënësit Stano.
Zëdhënësi i Brukselit konfirmoi se BE dhe shtete anëtare po e përcjellin situatën për së afërmi por edhe me shqetësim.
Në këtë rrafsh, ai në emër të Bashkimit Evropian kërkoi nga të gjithë palët e përfshira që të ruajnë qetësinë dhe të ndalin urgjentisht çdo veprim, siҫ u shpreh, të pakoordinuar dhe të njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve.
Peter Stano porositi se mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave dhe se të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes të dialogut të Brukselit.























