KFOR-i rikujton përse është në Kosovë
BKT
Foto: KFOR
Lajme

KFOR-i rikujton përse është në Kosovë

J.Musliu/RTKlive

Trupat e NATO-s në Kosovë kanë reaguar sërish lidhur me situatën e fundit në veri të vendit.

Një ditë pas reagimit të parë, KFOR-i deklaron me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter se kjo forcë është e gatshme të marrë masa e nevojshme që ta mbajë Kosovën të sigurt.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë”, deklaron KFOR-i.

“Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”.

Një ditë më parë, KFOR-i gjithashtu rikonfirmoi prezencën dhe gatishmërinë për të ruajtur situatën nën kontroll.


MË SHUME NGA Lajme