11:09 / 02.08.2022
Jasharaj: Ministren Nagavci e ka ndryshuar kolltuku
RTK
Kreu i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila e ka quajtur kërcënim paralajmërimin për grevë.
Jasharaj ka thënë se nëse ministrja Nagavci dhe Qeveria vërtetë brengosen për nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva, atëherë duhet të angazhohen dhe t`i hapin dyert për dialog për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.
Ai tha se funksioni dhe kolltuku e kanë ndryshuar ministren Nagavci.
Kreu i SBASHK-ut përsëriti paralajmërimin se nëse Qeveria vazhdon me qasje të tillë, atëherë greva që do të nisë në javët e fundit të gushtit, do të vazhdojë edhe më 1 shtator.























