Krasniqi: SHSKUK-ja po përballet me mungesë të stafit mjekësor
A.Bela / RTKlive
(E plotësuar, ora 12:10) Po vazhdon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën po bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021.
"SHSKUK gjendet në krizë për mungesën e stafit mjekësor, dhe kjo është krizë për ne. Pra kemi shtuar shërbimet, ndërsa nuk kemi rritur staf", theksoi ai.
Krasniqi: Të gjeturat e auditorit për SHSKUK-në janë adresuar menjëherë
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se raporti për këtë institucion i përgatitur nga ZKA është i pa kualifikuar dhe ngari kanë dalë tre të gjetura.
Ai bëri me dije se do të adresohen të gjitha gjetjet që kanë dalë nga raporti i ZKA-së. “SHSKUK është organizatë e madhe buxhetore. Ky institucion ka ndërmarrë reforma dhe të gjithë drejtorët tani janë të rinj”, theksoi ai.
Krasniqi foli për funksionimin e Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Shqyrtohet raporti i auditimit të SHSKUK-së për vitin 2021
(E plotësuar, ora 11:20) Po vazhdon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën po bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021.Raportin e paraqiti deputeti Rashit Qalaj.
Latifi nuk raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ora, 11:12 )
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka filluar mbledhjen.
Në mbledhje ishte paralajmëruar të marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021.
Mungesa e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, shfaqi pakënaqësi tek deputetët dhe u kërkua të mos procedohet në Kuvend ky raport, por me pesë vota ky raport u procedua për seancën e Kuvendit të Kosovës.























