13:43 / 02.08.2022
Pas tensioneve në veri, sekretari i NATO-s, Stoltenberg bisedoi me Kurtin
Afet BELA/ RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrejtin social Twitter, sekretari i NATO-s, Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar në "Twitter" Stoltenberg.
























