Kusari Lila për RTK2: I njëjti vendim për reciprocitet nga 1 shtatori
Dragana Pajoviç/ RTK2
“Shtyrja e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës është rezultat i krijimit të tensioneve dhe dezinformatave”, tha Mimoza Kusari Lila, kryetarja e Grupit parlamentar të Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, në programin e mëngjesit të RTK2.
Ajo theksoi se është një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel. “E di që vendimi u vonua për tridhjetë ditë, për shkak të tensioneve, por edhe për shkak të dezinformatave. Ajo që duhet të dimë të gjithë është se situata nuk ishte aq e kërcënuar sa u përfol. Kishte panik dhe dezinformata, çfarë u komunikua me veriun e Kosovës dha përshtypjen sikur diçka tragjike po ndodh atje, na vjen mirë që asgjë nuk ka ndodhur, ka qenë vetëm një vendim i Bordit që po zbatohet edhe në Merdar dhe i njëjti vendim do të zbatohet nga 1 shtatori”, tha ajo.
“Ne kemi 80 për qind serbe që jetojnë ne jug të lumit Iber, çdo gjë është normale dhe nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme, kështu që perceptimi, përshtypja është se diçka kërkohet të imponohet në veri, dhe më së shumti është rezultat i strukturave paralele dhe, natyrisht, i vendimeve dhe ndërhyrjeve të Beogradit gjatë gjithë kohës në vendimmarrje në veri. Më vjen keq që në të njëjtën anë ishte edhe ministri i Qeverisë së Kosovës, z. Rakiq, pasi zgjodhi të ishte në konferencë së bashku me Petkoviqin dhe, gjithashtu, me tonin me të cilin foli p.sh. për kryeministrin”, tha ajo.























