Ndalohet një autoambulancë e dyshuar për kontrabandë me barna ​në veri
BKT
Lajme

Ndalohet një autoambulancë e dyshuar për kontrabandë me barna ​në veri

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se sot ka ndaluar një shofer të një autoambulance në Rudarë të Zveçanit, i cili dyshohet se po kontrabandonte ilaçe.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar  se automjeti drejtohej nga D.S. (1965) në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

"Drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale", thuhet në njoftim.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia.


MË SHUME NGA Lajme