Fillon procedimi i dokumenteve personale
BKT
Lajme

Fillon procedimi i dokumenteve personale

RTKLive

Nga data 1 gusht 2022 (ditë e hënë), ka pasur defekt njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët, njofton Agjencia e Regjistrimit Civil.

Sipas agjencisë pas angazhimit treditorë të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale.

Poashtu Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme