​Ushtarët e FSK-së ngjiten në Mont Blanc
Foto: Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës/ Facebook
Lajme

​Ushtarët e FSK-së ngjiten në Mont Blanc

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se Ushtarakët e FSK kanë arritur të ngjiten në Mont Blanc.

“Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4810 m. Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm” thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.


APR
Romay Lift