10:22 / 04.08.2022
Sot fillon festivali `Sunny Hill`
RTKlive
Nga sot fillon festivali ndërkomëbtar i muzikës `Sunny Hill`.
Festivali i cili mbahet në Parkun e Gërmisë dhe pret mijëra adhurues të muzikës, është gati për t'i hapur dyert. Nga sot, deri më 7 gusht, do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendore.
Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës ka thënë se është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti.























