AAK denoncon përzgjedhjen e ambasadorëve përmes telefonit
Foto: Arlinda Sejda / RTK
Lajme

AAK denoncon përzgjedhjen e ambasadorëve përmes telefonit

Arlinda Sejda / RTK

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në konferencë për media, ka denoncuar që siç ka thënë ajo përzgjedhjen e paligjshme të ambasadorëve në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë, ku Kadrijaj është anëtare e këtij komisioni. 

Kadrijaj tregoi se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur votën e tyre. Sipas Kadrijajt, kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Kadrijaj ka njoftuar se këto praktika ku votimi është kryer përmes telefonit janë përdorur në rastin e përzgjedhjes të të propozuarit për Konsull në New York, Blerim Reka e gjithashtu edhe gjatë votimit të kandidatit për ambasador në Kroaci, Martin Berishaj. 

Ndër të tjera, Kadrijaj tregoi se për këtë çështje i është drejtuar kryesisë së Kuvendit dhe zyrës ligjore në këtë institucion, për interpretim dhe anulim të këtyre vendimeve, si dhe do të përgatitet lënda për padi në Gjykatë.


APR
Romay Lift