Çitaku i drejtohet LVV: Ambasadori Hovenier iu nxori me fytyrë
Foto: PDK/Facebook
Lajme

Çitaku i drejtohet LVV: Ambasadori Hovenier iu nxori me fytyrë

J.Musliu/RTKlive

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se vendimi për reciprocitet në targa të automjeteve dhe në karta të identitetit, është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Në një deklarim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, numri dy të PDK-së, e përsëriti se  veprimi i se dielës ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papërgjegjshëm.

“ Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit”, deklaroi ԭitaku, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit të reciprocitetit ndaj dokumenteve të serbisë.

Duke iu drejtuar deputetes Mimoza Kusari-Lila, Çitaku më tej deklaroi se ajo si shefe e Grupit Parlamentar të VV-së,  e di se si duket një veprim i koordinuar me partnerët.

“Kur koordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh”, shkroi ajo.

 “Pse a ka menduar Kryeministri që do ta presin  me lule grupet kriminale në veri?”, pyeti Çitaku, sipas së cilës, ajo që u pa të dielën ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri.

 “Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxori me fytyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgjuar edhe ju”, shkroi ajo.

 Nënkryetarja e PDK-së tha se kjo parti nuk është opozitë rrënuese.

“Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e di këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri”, rikujtoi Çitaku.

“Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë”, përfundoi ajo.


APR
Romay Lift