Ibrahimi: Krijimi i Asociacionit obligim ndërkombëtar i Kosovës
Lajme

Ibrahimi: Krijimi i Asociacionit obligim ndërkombëtar i Kosovës

Valbona Thaçi/RTKLive

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar i Kosovës, por do të ishte i mirëseardhur përderi sa nuk ka kompetenca ekzekutive, tha Sazan Ibrahimi drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka marrë 2/3 e votave të parlamentit të Republikës së Kosovës, e ka ratifikuar marrëveshjen e vitit 2013, por pastaj kjo marrëveshje është dërguar dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku Gjykata e ka dhënë verdiktin e vet të marrëveshjes kornizë të vitit 2015, e që në atë kohë ka qenë një e arritur e jashtëzakonshme”, tha Ibrahimi sonte në “Lajmet fundit” në RTK.

Sipas tij në asnjë vend evropian nuk ka asociacion që ka kompetenca ekzekutive.

“Edhe në kartën evropiane mbi qeverisjen lokale Neni i dhjetë ku iu mundësohet komunave për interesa të veta ta krijojnë një mekanizëm vullnetar, jo me kompetenca ekzekutive në mënyrë që t'i mbrojë interesat e komunave, as në Evropën Juglindore deri më sot nuk ka ndonjë asociacion i cili ka kompetenca ekzekutive, por janë mekanizma vullnetarë të cilët lobojnë, avokojnë dhe ndërtojnë kapacitete për nivelin lokal”, tha Ibrahimi

Ai tha se ka asociacione të ndryshme, mirëpo natyra e tyre nuk është ekzekutive.

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme