Kusari-Lila deklarohet pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit
Lajme

Kusari-Lila deklarohet pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila është deklaruar pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka renditur të arriturat e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit, deri sa ka thënë se në javën e dytë të shtatorit do të kthehen me shumë punë dhe angazhim.

“Pas më shumë se një vit pune, legjislatura e VIII-të e Kuvendit arriti këtë rezultat:

Ligje të miratuara 87, prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare

27 Projektligje janë në procedurën e shqyrtimit

14 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare,

13 projektligje presin për shqyrtim të parë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari – Lila ka uruar tejkalimin e ngecjeve dhe mangësive të identifikuara në këtë rrugëtim, për siç tha ajo, të mirën dhe zhvillimin e vendit.


APR
Romay Lift