Rohde i reagon Petkoviqit: Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen
Lajme

Rohde i reagon Petkoviqit: Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen

KP

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj drejtorit të së ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen dhe se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të adresohet si çështje.

“I nderuar, z. Petkoviq, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Për informatën tuaj: Kam deklaruar shumë herë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të adresohet, së fundmi e kam thënë në televizion, në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Përnime”, dhe në takimet biletareale me Qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka shkruar Rohde.

Petkoviq të enjten e akuzoi ambasadorin Rohde duke thënë se “po flet të pavërteta në lidhje me reciprocitetin që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë”.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, ka shkruar Petkoviq.


APR
Romay Lift