Borrell personalisht pret në takim Kurtin e Vuçiqin
Foto: Politiko.al
Lajme

Borrell personalisht pret në takim Kurtin e Vuçiqin

Jeton Musliu / RTKlive

Konfirmohet  edhe zyrtarisht e nikoqir në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të jetë vetë shefi i BE-së për Politikë të jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Një ditë më parë në intervistë për RTK-në, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi e në takimin e 18 gushtit mes Kurtit dhe Vuçiqit, ende nuk kanë mbetur të definohen se kush do të jetë ndërmjetës, vetëm emisari Miroslav Lajçak, apo edhe shefi i tij, Borrell.

Megjithatë sot, me 6 gusht, është vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ai që  ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për një takim më 18 gusht në Bruksel.

 “Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut, ndonëse ata kishin pasure dhe një tjetër në Berlin, të ftuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, më herët gjatë këtij viti.


APR
Romay Lift