Ekskluzive: Intervistë me Volodymyr Tolkach, ambasador i Ukrainës në Serbi
Foto: RTKLive
Lajme

Ekskluzive: Intervistë me Volodymyr Tolkach, ambasador i Ukrainës në Serbi

RTKlive

Iniciativa e një deputeti të Parlamentit të Ukrainës që me një rezolutë t’i kërkojë Parlamentit të vendit të tij, të njohë pavarësinë e Kosovës, ka shtuar interesimin për Kosovën.

Është ambasadori i Ukrainës në Beograd, ai i cili ka folur në lidhje më këtë çështje.

Në intervistën që do të transmetohet sonte në Edicionin Qendror të Lajmeve në orën 19:30 në RTK, ambasadori Volodymyr Tolkach sjell qëndrimin e Kievit zyrtar.

“Vendi ynë i është mirënjohës Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë sidomos duke strehuar gazetarët refugjatë ukrainas”, ka thënë ambasadori i Ukrainës, vendi i të cilit tash për tash, ndodhet në luftë me Rusinë, pasi kjo e fundit e ka sulmuar pa ndonjë provokim.

Ndërsa duke folur për sanksionet që BE po i kërkon Serbisë karshi Rusisë, ambasadori Ambasadori Volodymyr Tolkach thotë se do të ishte mirë që Serbia të shkonte hapave të Bashkimit Evropian.


APR
Romay Lift