Çitaku deklarohet për ndalimin e ruses Aslamova në Kosovë
Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Lajme

Çitaku deklarohet për ndalimin e ruses Aslamova në Kosovë

Jeton Musliu / RTKlive

(Plotësuar) Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe tani nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi pasi sot iu ndalua hyrja në Kosovë, ruses Daria Aslamova.

Kjo e fundit dyshohet si spiune e intelegjences ushtarake ruse.

Çitaku tha se Aslamova tani po mbahet në paraburgim, duke shtuar se dihet qëllimi i hyrjes së saj në Kosovë.

“Daria Aslamova u ndalu sot teksa tentoi të kalonte kufirin nga Serbia për në Kosovë”, deklaroi Çitlu. 

“Ajo i bën apologji Putinit dhe është propaganduese e Rusisë”.

Sipas Çitakut, nuk ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj.

“Aslamova tani është në ndalim të autoriteteve të Kosovës”, shkroi Çitaku.

Ndalimin e saj në kufi e bëri të ditur më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit, pas situatës së fundit në veri.

Spiunja e intelegjencës ushtarake ruse ndalohet të hyjë në Kosovë (Foto)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, deklaroi se sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit, është ndaluar Daria Aslamova.

“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, deklaroi ministri kosovar.

Ai njoftoi se autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj.

“Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”.

Ministri Svecla rithekson se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njëjtën ditë kur të njëjtat struktura që orkestrohen nga Vuçiqi, kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Krahas këtij njoftimi, ministri Sveçla publikoi edhe fotografi të Aslamovës, përfshirë edhe një me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.


APR
Romay Lift