Shtetasja ruse shpallet e padëshiruar, i ndalohet 5 vjet hyrja në Kosovë
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Lajme

Shtetasja ruse shpallet e padëshiruar, i ndalohet 5 vjet hyrja në Kosovë

J.Musliu/RTKlive

E dyshuara si agjente ruse, Daria Asmalovan, është shpallur person i padëshiruar npër të hyrë apo qëndruar në republikën e Kosovës.

Është ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili njoftoi se brenda kompetencave të tij ligjore, si dhe bazuar në nenet përkatëse të Ligjit për të Huaj, ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës, shtetasen ruse,  Daria Asmalovan.

“Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme.

Ai deklaroi se kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.

Përndryshe, dje në pikë kalimin kufitar në veri të vendit, është ndaluar Daria Aslamova.

Një gjë të tillë e njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai deklaroi se shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Sipas kreut të MPB-së, e njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.


MË SHUME NGA Lajme