12:42 / 07.08.2022
Ruiz në Ligue 1, e kërkon klubi i madh francez
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Fabian Ruiz duket se do të vazhdojë karrierën në Francë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, mesfushori i Napolit është afër transferimit tek PSG-ja.
Ruiz është një nga lojtarët që prej kohësh është në ‘radarin’ e kampionëve në fuqi të Francës.
“Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz është në prag të transferimit te PSG-ja, shkruan Fabrizio Romano.
Në transferimin e mundshëm të Ruzi thuhet se do të përfshihet edhe portieri Keylor Navas, i cili mund tek napolitanët.























