Sa kushton të freskohesh në pishinat e rajonit?
Rtklive
Foto: TRT/ Shqip
Në Fokus

Sa kushton të freskohesh në pishinat e rajonit?

TRT/ Shqip

Kur temperaturat janë të larta dhe qëndrimi nën hije nuk është zgjidhje, gjëja e parë që ju shkon ndër mend është si dhe ku të freskohemi.

Opsioni më i shpejtë dhe më i mirë për largimin nga asfalti shpesh herë është frekuentimi i ndonjë pishine në qytet. Çmimi i biletave në pishinat e rajonit fillon nga 3 euro e më lartë.

Dy pishinat e njohura në Zagreb

Shalata dhe Mladosti janë dy pishinat e njohura të hapura në Zagreb. Çmimi i biletave për hyrje në këto pishina gjatë kohës së verës fillon nga 1.5 euro për fëmijë e deri në 3 euro për të rritur. Vizitorët e pishinës në Shallata në dispozicion i kanë tre pishina duke filluar nga pishina olimpike, pishina e mesme dhe pishina për fëmijët.

Nëse ndodhë që qytetarët e Zagrebit të bezdisen nga pishinat klasike, ata si zgjidhje i kanë edhe pishinat me topoganë. Atraksioni në këto lloje të pishinave është i garantuar. Çmimet fillestare për këto pishina fillojnë nga 13.30 euro.

Ku freskohen sarajevasit?

Kur vendos një qytetarë apo turistë të freskohet në njëren prej pishinave të Sarajevës, sidomos në ato hotelerike duhet paraprakisht të ketë minimum 7 euro. Ky është çmimi që duhet paguar për të hyrë në njërin prej kompleskeve të pishinave në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës. Lartësia e çmimeve ndryshon gjatë vikendeve. Por, për fëmijë kushton diçka më lirë.

Ndërkohë, në pishinën e qyteti çmimet fillojnë nga 1.5 euro për fëmije, e mbi 3 euro për të rritur.

Oferta e pishinave hotelerike është shumë më joshesë për shkak të këndëve për lojëra për fëmijë dhe topoganët e ndryshme.

Pishina të “varfëra” në Shkup

Qyteti i Shkupit nuk dallohet për ofertën e begatë të pishinave gjatë kohës së verës. Dy pishina të mbyllura, “Pishina Ushtarake”, si dhe kompleksi me topagane nuk i përmbushin nevojat ditore të shkupjanëve. Çmimi fillestar për t’i vizituar këto pishina fillon nga 5 euro e më shumë.

Ndër pishinat më të njohura që shkupjanët e kujtojnë me nostalgji është “Playa Vista”. Kjo pishinë e cila gjenden menjëherë nën kalanë e Shkupit, është jofunksionale gati një dekadë.

Alternativa të shumta për qytetarët e Beogradit

Krahas pishinave të qytetit viteve të fundit në Beograd janë bërë mjaft atraktive edhe pishinat private të cilat janë ndërtuar në perferi të qytetit. Andaj kur valët e nxehtit e përfshinë këtë qytet opsionet për t’u freskuar në ambient të mirë janë të shumta. Për dallim nga çmimet për pishinat me topoganë dhe këndë për lojëra që fillojnë nga 11 euro, hyrja në pishinat tjera fillon nga 6 euro për të rritur dhe 3 euro për fëmijë.

Gërmia e freskon gjithë Prishtinën

Mbi 300 mijë banorë të Prishtinës, opsion më të shpejtë për t’u freskuar e kanë pishinën e Gërmisë. Kjo pishinë administrohet nga vetë Komuna e Prishtinës. Në kuadër të kësaj pishine mund të pushojnë rreth 4 mijë vizitor. Çmimi për të rritur në këtë pishinë është 2 euro, ndërsa për fëmijë 1 euro.

Qëndrimi ditor në Podgoricë kushton pesë euro

Pishina e qytetit në Podgoricë është e hapur që nga 1 qershori. Të interesuarit që duan t’a vizitojnë këtë pishinë duhet të paguajnë pesë euro nëse vendosin që qëndrojnë gjithë ditë. Ndërkohë, për të shfrytëzuar pishinën olimpike në Podgoricë mund të paguani edhe 2.5 euro nëse qëndroni deri në ora 12:00. Bileta mujore për këtë pishinë kushton 50 euro dhe përfshinë shfrytëzimin e çadrave dhe shezloneve. 


MË SHUME NGA Në Fokus