Prokuroria po vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës
BKT
Foto: RTK
Lajme

Prokuroria po vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

E.Hoti /RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se po vazhdon edhe sot inspektimin në zonën e Brezovicës.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin. 

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme