Hoti kritikon qeverinë për shpenzimet kapitale
Valbona Thaçi/RTKLive
Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë rreth investimeve për shpenzimet kapitale.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook , ka thënë se me ketë dinamik zbatimi i projekteve kapitale do të jetë shumë i ulët
Sipas tij, mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura
“Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria. Shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen”, ka thënë Hoti.
Hoti tha se me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme.
Ai në ketë shkrim ka shtuar listën e disa prej projekteve kapitale me realizim shumë të ultë.
























