Shënohet Dita e Dëshmorëve e Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, në Kaçanik
Rtklive
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Shënohet Dita e Dëshmorëve e Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, në Kaçanik

RTKlive

Sot mbushen 24 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të Kaçanikut. Tre dëshmorët e parë të UÇK-së, në Kaçanik ranë më 10 gusht 1998 në fshatin Gabrricë të Kaçanikut pas një sulmi nga forcat e armatosura të Serbisë.

Ndryshe sot nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, organizohen aktivitete me rastin e 10 gushtit – ditës së dëshmorëve të brigadës 162 “Agim Bajrami’’ Të UÇK-së.

Do të ketë vizitë monumentit të Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, në fshatin Gabrricë, për të vazhduar më pas me homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve dhe homazhe pranë shtatoreve të Komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi dhe busteve të veprimtarëve të çështjes kombëtare Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka.

Kurse në orën 11:00, mbahet akademi përkujtimore, tek Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” Kaçanik.

Ndërsa në ora 18:00 mbahet turnir në futsall me ekipet fituese të Turneve Memoriale për Dëshmorët të mbajtura në vitin 2022.

Brigada 162 “Agim Bajrami”, në luftën çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismajl Raka.


MË SHUME NGA Në Fokus