Rizvanolli: Qeveria do të ekzekutojë mjetet për subvencionimin e energjisë
Lajme

Rizvanolli: Qeveria do të ekzekutojë mjetet për subvencionimin e energjisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 40 milionë eurove për ndërmarrjen publike KOSTT.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorin e energjisë dhe për shtetin, marrëveshja e kyçjes së KOSTT-it  dhe shtetit të Kosovës në EMOS-i, është duke skaduar dhe është momenti ku 23 shtetet që janë nënshkruese  të kësaj marrëveshje do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen e kyçjes për Kosovën” tha ministrja Artane Rizvanilli në konferencë për media .

Rzvanolli tha se jemi në një gjendje ku gjatë vitit kemi shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv, ku një sasi e energjisë është tërhequr në mënyrë të paautorizuar nga ENTSO-E të Evropës, janë krijuar obligime të cilat duhet të shlyhen e që janë të domosdoshme në mënyrë që marrëveshja e kyçjes të mund të vazhdojë.

Vlera e ndarë parasheh që të përmbushen detyrimet deri në momentin kur kalon afati i zbatimit të udhërrëfyesit.

Ndërsa e pyetur për realizimin e udhërrëfyesit nga palët në negocim, sikundër kishte deklaruar BE që palët duhet të merren vesh mes vete dhe nëse Serbia është fajtore në mosrealizimin e udhërrëfyesit për energjinë në veri, ministrja Rizvanolli tha se sa i përket udhërrëfyesit, institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përpjekjet për realizimin e marrëveshjes, ndërsa ngecjet janë kryekëput nga pala tjetër, nga kompania Elektrosever. E sa i përket ndikimit nga Serbia, mendojmë se kjo ka të ngjarë të ndodhë dhe për këtë ne ia kemi bërë të qartë edhe faktorit ndërkombëtar.

“Ajo që vlen të përmendet është se ne kemi bërë të gjitha përgatitjet, bile para afatit që marrëveshja të realizohet sa më shpejtë që është e mundur që qytetarët e katër komunave veriore të fillojnë të bëjnë pagesën e energjisë elektrike sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli, mes tjerash, bëri të ditur se në mbledhjen e qeverisë është votuar edhe shkarkimi i tre anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhita.

Sipas Rizvanollit ata kanë ngecur në realizimin e objektivave afariste dhe kanë bërë shkelje duke mos adresuar problemet me të cilat përballët kjo ndërmarrje.

“Pas kësaj qeveria ka bërë emërimin e bordit të përkohshëm”, tha ajo. 

Në ketë konferencë gjithashtu ka folur edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka thënë se në Kosovë nuk mund te ketë asociacion një etnik.

Tutje ai ka thënë se Kosova është shtet multietnik.

“Kosova është shtet multietnik dhe nuk mund të ketë asociacion një etnik. Çdo gjë që është ndërtuar në Kosovë deri sot është ndërtuar si shtet multientik”, theksoi ministri Krasniqi. 

Krasniqi tregoi se në mbledhjen e qeverisë, u miratuan tri vendime, për udhëzimin për themelimin e ekipit për të drejtat e fëmijëve, poashtu qeveria mori vendim për kthimin e pronave të AKP-së për komunat. U aprovua rialokimi e mjeteve për vitin 2022.


MË SHUME NGA Lajme