Haradinaj prezanton tri mundësi se si të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Rtklive
Foto: RTKLive
Lajme

Haradinaj prezanton tri mundësi se si të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

J.Musliu/RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, prezanton për publikun, tre skenarë, sipas të cilëve mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se e para është një komunikim intensiv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator.

“Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse”, deklaroi Haradinaj duke e paraqitur këtë si mundësi të dytë.

Ndërkaq, ai tha se skenar i tretë mund të jetë që udhëheqësit e BE-së, t’ia  dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.

“Kuptohet, Kosova duhet t'i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, shkroi në rrjetet sociale, kryetari i AAK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme