Izraeli i dhuron 90 karroca Handikosit (e plotësuar)
Rtklive
Valjetë Shala/ RTK
Lajme

Izraeli i dhuron 90 karroca Handikosit (e plotësuar)

Valjetë Shala/ RTK

(E plotësuar, ora 10:15) Është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së 90 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.

Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, drejtori i HANDIKPSI'it, Afrim Maliqi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se këto karroca janë të dedikuara enkas për këta fëmijë.

“Këto karroca janë simbol i miqësisë mes vendeve tona dhe simbol i rëndësisë që ne në Izrael u japim marrëdhënieve me Kosovën. Është gatishmëria jonë për t’i forcuar këto lidhje, jo vetëm me qeverinë, por me popullin dhe fëmijët e këtij vendi, ministri izraelit i bashkëpunimit rajonal, Esawi Frej, i cili vizitoi Kosovën në muajin prill, dhe besoi se investimet më të rëndësishme janë ato te fëmijët, te të rinjtë dhe në edukimin e tyre, sepse këto investime sigurisht që do t’i kthejnë të arriturat. Besojmë se me këto karroca, jeta e tyre do të bëhet pak më e lehtë dhe ata do të mund të integrohen më mirë në jetën e përditshme. Ne do të punojmë së bashku me ju për të zhvilluar projekte të tjera bashkëpunimi në dobi të fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha ajo.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka falënderuar Izraelin për këtë donacion, raporton RTKlive.

"Jemi të lumtur për bashkëpunimin me shtetin Izrael dhe të lumtur që këtë ndihmë do ta gëzojnë fëmijët. Këtë vit qeveria ka shpallur si viti i personave me nevoja të veçanta dhe do të angazhohemi maksimalisht që ta lehtësojmë jetën e qytetareve pa dallim", tha ai.

Kurse drejtori i HANDIKOSI'it, Afrim Maliqi, tha se e mirëpresin këtë donacion. “Ky donacion do të shpërndahet në Prishtinë dhe në komuna të tjera. Po ashtu do të bashkëpunojmë edhe me pediatrinë për të parë nevojat të cilat do t'i mbulojë ky donacion. Këtë donacion do ta gëzojnë fëmijët me nevoja të veçanta. Personat me nevoja të veçanta ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës dhe pak gëzojnë ndihma të tjera ani pse kjo kategori është mjaftë optimiste përkundër vështirësive me të cilat përballen", tha ai.No description available.No description available.

Izraeli i dhuron 70 karroca Handikosit

Afet BELA/ RTKlive (Ora, 06:32)

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 90 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ceremonia do të realizohet sot në Qendren e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Veternik.


MË SHUME NGA Lajme