Klaksvik – Ballkani, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet
Sport

Klaksvik – Ballkani, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës, Ballkani sonte luan duelin më të rëndësishme në historinë e tyre.

Skuadra nga Suhareka luan në udhëtim ndeshjen kthyese kundër Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, sfidë që mund ta ndiqni live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur me fitoren e skuadrës sonë (3-2).

Djemtë e Ilir Dajës janë afër të shkruajnë historinë duke kaluar në rundin e play-offit të kësaj garë evropiane.

Përkundër fitores në Prishtinë, Ballkani nuk llogaritet favorit të triumfojë sonte në Ishujt Faroe.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” e ka favorizuar Klaksvikun para Ballkanit.

Kuota për fitoren e vendasve llogaritet 2.20, barazimi 3.60 ndërkohë për triumfin e futbollistëve të Ilir Dajës është 3.10.

Ndeshja Klaksvik-Ballkani nis në oren 20:00.


MË SHUME NGA Sport