Ylli i Leipzig, plani B i PSG-së
Sport

Ylli i Leipzig, plani B i PSG-së

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Gjiganti francez, PSG do të provojë që deri në fund të këtij afati kalimtar të sjell në Paris yllin e skuadrës gjermane, RB Leipzig, Mohamed Simakan.

“L'Equipe” të enjten shkruan se kampionët në fuqi të Francës janë të interesuar për 22 vjeçarin e Leipzig.

Klubi nga ‘Parku i Princave’ prioritet e ka mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, por në rast se dështon transferimi i sllovakut, atëherë thuhet se Simakan është plani B i PSG-së.

Mbrojtësi francez konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek skuadra gjermane, dhe po vëzhgohet disa skuadra evropiane përfshirë edhe PSG-n.


MË SHUME NGA Sport