Aguero thotë se Silva do t`i shërbente shumë Xavit te Barcelona
Sport

Aguero thotë se Silva do t`i shërbente shumë Xavit te Barcelona

Uran Krasniqi/RTKLive

Sergio Aguero ka thënë se do të befasohej nëse Bernardo Silva do të largohej nga Manchester City drejt Barcelonës, duke u shprehur se mesfushori do të mund t`i shërbente shumë trajnerit Xavi për ndërtimin e skuadrës. 

"Bernardo është një lojtar i madh. Ai mban topin, ai sakrifikon, ka cilësi për të asistuar dhe shënuar gola dhe ai mund të luajë në pozicione të ndryshme. Nëse ai arrin te Barça, atëherë ai do të jetë dikush që mund të jetë kyç në lojën që pëlqen Xavi," ka thënë Aguero për "Stake". “Do të më befasonte nëse City do ta linte të largohej. Ai është një lojtar që kontribuon shumë çdo sezon, por gjithçka është e mundur.


MË SHUME NGA Sport