Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të “Infrakos” Sh.A.
RTKlive.com
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të emëruar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.
“Në takimin me kryesuesin Dukagjin Kastrati dhe anëtarët Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. U diskutua mbi prioritetet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Bëhet e ditur se kryeministri ritheksoi mbështetjen e qeverisë së Kosovës për bordin e sapo emëruar në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes.























