Shkëndija eliminohet nga Conference League
Rtklive
Sport

Shkëndija eliminohet nga Conference League

Uran Krasniqi/RTKLive

2-4 ka humbur Shkëndija e Tetovës pas ekzekutimit të penalltive në ndeshjen me AIK-un suedez.

Për njëqind e njëzet minuta skuadrat nuk arritën ta sqarojnë atë se kush kalon në "play-off" të Conference League. Ndeshja përfundoi baraz 1-1. 

Shkëndija dominoi pjesën e parë pas golit nga Ferhan Hasani nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë suedezët barazuan me Ayari. 


MË SHUME NGA Sport