Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Foto/ Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime
Në Fokus

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

RTKlive

Mbahet Festivali i Rinisë, i cili do të përkon me Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!

Këtë vit, tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2022 është: " Solidariteti nëpërmjet brezave ", me synimin që të theksohet se suksesi i një përpjekjeje të tillë globale nuk do të arrihet pa pjesëmarrjen kuptimplotë të të rinjve. 

Më 12 gusht 2022, duke filluar nga ora 18:00 në parkun Tokbashqe në Prishtinë, do të mbledhim të rinj/reja nga rajone të ndryshme të Kosovës, si: Prishtina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Kamenica/Dardana, etj., për të festuar këtë ditë dhe të mësojmë rreth zgjidhjes së konflikteve dhe ndërtimit të paqes, shëndetit riprodhues dhe seksual, aftësimin jetësor, orientimin në karrierë dhe temave të tjera të lidhura me të rinjtë/ rejat. 

"Duke kuptuar rëndësinë e zgjidhjes së konflikteve dhe ndërtimit të paqes, aftësimin jetësor dhe rolit të orientimit në karrierë, ne po organizojmë këtë ngjarje në Ditën e Rinisë. Përveç të qenit në gjendje të promovojnë paqen, ata/ ato gjithashtu do të mësojnë për solidaritetin nëpërmjet brezave duke u angazhuar në aktivitete rreth temave të lartpërmendura. Ky aktivitet do të implementohet nga SIT me mbështetje nga Forum ZFD, Danish Refugee Council - DRC, Agjensioni Austriak per Zhvillim - ADA, Fondacioni OAK, Koalicioni - K10, Merck for Mothers – MSD, Federata Nderkombetare e Prindërimit të Planifikuar - IPPF dhe Care International në Ballkan", njofton Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime. 


MË SHUME NGA Në Fokus