Superliga rikthehet në aksion me sfida interesante
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Emocionet e elitës së futbollit tonë, rikthehen këtë vikend.
‘Lufta’ për titull të kampionit, dalja në Evropë dhe gara për mbijetese në Superligë, parashikohet të sjell një kampionat interesant.
Superliga rikthehet të shtunën me tri ndeshjet e xhiros se parë. E rikthyer në Superligë, Trepça ’89 do t’i bëj ‘konak’ Dritës, në një sfidë që pritet të prodhojë ndeshje interesante.
Në dy ndeshjet tjera të ditës së shtunë takohen Gjilani-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina.
Ndërsa të dielën pasdite në ‘Bajram Aliu’ do të ballafaqohen Drenica-Llapi, kurse, takim Malisheva-Ballkani është shtyre pasi që kampioni i Kosovës, mbrëmë luajti kundër Klaksvik në kuadër të Ligës së Konferencës.
Superliga / Java e parë
Të shtunën takohen:
Trepça’89-Drita
Gjilani-Ferizaj
Dukagjini-Prishtina
Të dielën takohen:
Drenica-Llapi
Malisheva-Ballkani (është shtyre)
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.























