Perëndimi ndihmë 1.5 miliardë euro për Ukrainën
RTSH
Shtetet perëndimore do të shtojnë sasinë e ndihmave për Ukrainën, teksa kjo e fundit prej 24 shkurtit po përballet me agresionin rus. 26 shtetet kanë premtuar 1.5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën. Vendimi është marrë në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Kopenhagë, ndërsa lajmi është njoftuar nga ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Morten Bodskov.
Ky i fundit në një postim në rrjetin social Twitter ka deklaruar se ndihma nuk do të konsistojë vetëm në armë, por edhe në trajnimin e ushtarëve.
"Nuk po lodhemi. Po shtojmë sasinë e ndihmave për Ukrainën. Ne do të ndihmojmë jo vetëm me armë, por edhe me trajnimin e ushtarakëve. Pozicioni është i palëkundur. Ukraina ka një ushtri të fortë dhe partnerë të besueshëm. Kjo është arsyeja pse ne do të fitojmë!
Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës!
Cila dite! Konferenca e donatorëve #CopenhagenUkraine siguron mbështetje edhe më të fortë për Ukrainën. Më shumë se 11 miliardë DKK për të mbështetur luftën e Ukrainës për liri. Prodhimi i armëve të reja, trajnime të reja të përbashkëta dhe aktivitete të çmimit”, shkruan Bodskov.























