Rikthehen ‘ethët’ e La Ligës
BKT
Sport

Rikthehen ‘ethët’ e La Ligës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

La Liga një nga ligat më të forta në Evropë, nis sonte edicionin e ri.

Dueli mes Osasunës dhe Sevillas, takim ky që starton sonte në orën 21:00, hap edhe zyrtarisht kampionatin e ri, sezon ky që do pritet të jetë joshës dhe interesant.

Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona pa ‘harruar’ edhe Atletico Madridin, pritet ta kenë fjalën kryesorë edhe në sezonin e ri.

Kampioni në fuqi i Spanjës, aventurën e re do ta nis në udhëtim tek Almeria, ndeshje kjo që do të luhet të dielën mbrëma.

Ndërkaq, Barcelona edicionin e ri e nis në ‘Camp Nou’, ku do të përballet me Rayo Vallecanon, derisa Atletico Madridi do të ballafaqohet me Getafen. 

La Liga / Java e parë