16:05 / 12.08.2022
Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën
E.Hoti/ RTKlive
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës në një njoftim për media.
“Të hënën, 15 gusht 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”,thuhet në njoftim.
Kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë si president i Shqipërisë.























