Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, Haradinaj ngushëllon familjet
BKT
Lajme

Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, Haradinaj ngushëllon familjet

N. Mekolli /RTKlive.com

(E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme në Cetinë të Malit të Zi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se në këtë moment pikëllimi Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin fqinj dhe mik, Malin e Zi, ku nga ngjarja makabre dje në Cetinë, mbetën të vrarë 11 qytetarë. Bashkëndjejmë me familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Kosova qëndron afër jush në këto ditë zie”, ka shkruar Haradinaj.

Në masakrën në Cetinë të Malit të Zi janë vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi. Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë. Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital.

Tragjedia në Cetinë, Osmani: Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi dje në Cetinë të Malit të Zi ku një 34 vjeçar ka vrarë 11 persona.

Osmani në rrjetin social, Twitter ka shkruar se Kosova qëndron me Malin e Zi në këto momente të pikëllimit dhe iu uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

 “E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, familjeve që humbën të dashurit e tyre u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani.

Në masakrën në Cetinë të Malit të Zi janë vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi. Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë. Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.


MË SHUME NGA Lajme