Dy të vdekur dhe 869 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Dy të vdekur dhe 869 raste të reja me COVID-19

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19 dy persona kanë humbur jetën, kurse 869 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.703 testime, prej të cilave 869 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, dy persona kanë humbur jetën, kurse janë shëruar 1.265 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.957 doza të vaksinës, njofton MSH.

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Lajme