Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën viziton Kosovën
BKT
Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën viziton Kosovën

N. Mekolli /RTKlive.com

Me ftesë të presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të hënën (15 gusht 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, njofton zyra për informime e Presidentes.

Bëhet e ditua se ë orën 10:00, presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore, në Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani -Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Vizitën e ka bë të ditur, dje, përmes një njoftim edhe Kuvendi i Kosovës.

“Të hënën, 15 gusht 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”,thuhet në këtë njoftim.

Kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë si president i Shqipërisë.


MË SHUME NGA Lajme