Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler
BKT
Foto: AAK
Lajme

Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar sot ish-kreun e KFOR-it Erhard Bühler. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur të ketë biseduar mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.

Po ashtu ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish-deputet dhe zëvendësministër i jashtëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Gjenerali Erhard Bühler është një oficer në pension i Ushtrisë Gjermane dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm për Planifikimin e Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes në Gjermani.

Po ashtu, ai ishte komandant i KFOR-it, nga shtatori 2010 deri në shtator 2011.


MË SHUME NGA Lajme