Prishtina kthehet me tri pikë nga Klina, fiton edhe Gjilani 
Sport

Prishtina kthehet me tri pikë nga Klina, fiton edhe Gjilani 

Uran Krasniqi/RTKLive

Prishtina e ka nisur me fitore edicionin e ri të kampionatit kosovar të futbollit.  Klubi kryeqytetas ka arritur të dalë me tri pikë nga udhëtimi në Klinë ku është ndeshur me Dukagjinin.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi ka triumfuar me rezultat 2-1.

Endrit Krasniqi dhe Muhamed Useini kanë realizuar golat për Prishtinën, derisa për klinasit Jonuzi.

Ndërkaq Ferizaji ka lëshuar fitoren nga ndeshja me Gjilanin e madje edhe ka pësuar disfatë. Deri në minutat e fundit po fitonte si mysafir me rezultat 2-1, por pak para përfundimit të ndeshjes vendasit jo vetëm barazuan po edhe shënuan grolin e fitores, duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 3-2. Mevlan Zeka njëherë dhe Solomon dy herë kanë realizuar për gjilanasit, derisa për Ferizajin ramadani dhe Haxhimusa. 

Ndërsa Drita e Gjilanit nuk ka arritur më shumë se sa barazim në ndeshjen me Trepça '89. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-2. Mba shënoi dy golat për mitrovicasit, derisa pvr gjilanasit Islami dhe Tahiri. 


MË SHUME NGA Sport