20:34 / 13.08.2022
Manchester United këtë herë turpërohet nga Brentford
Uran Krasniqi/RTKLive
Po te ishte ende futbollist i Brentford sot Christian Eriksen do të mund të shijonte fitoren ndaj Manchester United, por ai ka zgjedhur të jetë futbollist i United dhe sot e ka shijuar humbjen nga ish-skuadra e tij.
Manchester United është turpëruar edhe në xhiron e dytë të Premier League, duke u mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Eriksen luajti për tetëdhjetë e shtatë minuta.
Dasilva, Jensen, Mee dhe Mbeumo kanë realizuar për vendasit.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi e United qëkur ka filluar kampionati.























