Filmi "Ka me kalu" në DokuFest, fitoi çmimin më të mirë në grupin nacional
Rtklive
Në Fokus

Filmi "Ka me kalu" në DokuFest, fitoi çmimin më të mirë në grupin nacional

Denis Galushi /Radio Kosova

Mbrëmë u mbyll ceremonia e festivalit të filmit të metrazhit të shkurtër dhe atij të gjatë dokumentar - Dokufest në Prizren, i cili në edicion e XXI  erdhi me moton "Si të mbijetojmë".

272 filma u shfaqën për nëntë ditë radhazi, nga 5 deri me 13 gusht, në pikat e ndryshme të qytetit historik.

100 filma ishin në garë për më shumë së 8 kategori garuese.

"Ka me kalu", filmi nga regjisorja shqiptare, Flonja Kodheli, ku mori pjese edhe aktorja e mirënjohur kosovare, Ilire Vinca, fitoi çmimin e kategorisë nacionale.

"Fabrika për punëtor", nga regjia e kroatit, Sërxhan Kovaçeviq, fitoi çmimin e filmit më të mirë ballkanik ose Balkan Dox.

"Djegia e tokës së thatë", filmi brazilian fitoi çmimin e kategorisë së filmave të gjatë ndërkombëtar.

Në kategorinë e ruajtës së mjedisit "Green Dox" fitoi filmi "foregers" nga Jumana Mana.

Dokufesti për herë të dytë ndau edhe çmimin e grantëve nga 10 000 euro, ku këtë vit e fitoi artistja, Flutura Balaj.

Poashtu, edhe kategori tjera fituan çmime, por ne i veçuam disa prej tyre: nacionale, ballkanike dhe ndërkombëtare.

"Si të mbijetojmë", ishte motoja e XXI e festivalit Dokufest, i cili këtë vit pati përkrahje financiare rreth 500 000 euro, nga sponsor të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar.

Flonja Kodheli me filmin e saj “Ka me kalu” nderohet në Festivalin  Ndërkombëtar të Filmit në Bruksel...


MË SHUME NGA Në Fokus