Mbrëmë në Sarajevë ka nisur Festivali i 28-t i Filmit
Kulturë

Mbrëmë në Sarajevë ka nisur Festivali i 28-t i Filmit

RTK

Derisa në Kosovë përfundon DokuFest, në Sarajevë ka nisur mbrëmë Festivali i Filmit. Në hapje të festivalit është shfaqur filmi Trekëndëshi i Trishtimit që fitoi Palmën e Artë në Festivalin e sivjetmë në Kanë. Në garë për Zemrën e Sarajevës janë 51 filma ndërsa Festivali përfundon më 19 gusht.

Mbrëmë në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës ka nisur Festivali i 28-t i Filmit. Ky Festival është hapur me shfaqjen e filmit Triangle of Sadness, apo Trekëndëshi I Trishtimit i regjisorit Ruben Ostlund, film ky që fitoi Palmët e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit.

Para shfaqjes së filmit, regjisori Ostlund ka marrë Çmimin e Nderit Zemra e Sarajevës. Nikoqire e ceremonisë hapëse e festivalit të 28 të Festivalit të Filmit të Sarajevës ishte aktorja ngas Bosnja dhe Hercegovina Helena Vukovic.

Festivali do të zgjatë deri me 19 gusht ndërsa do të shfaqen gjithsejtë 235 filma nga 62 vende në 19 kategori. 54 nga këta filma do të shfaqen për here të pare në këtë festival ndërsa 51 filma janë në garë për çmimin Zemra e Sarajevës.


MË SHUME NGA Kulturë