MAPL thotë se me donatorët kanë ndarë 10.5 milionë euro për komunat
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka reaguar sot, përmes një komunikate, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thotë se me donatorët kanë ndarë 10.5 milionë euro për komunat.
Sipas Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.
“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në reagim.
Lidhja Demokratike e Kosovës, dje në një konferencë për media, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e quajtur të paaftë për të qeverisur në kohë krize.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, por edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë realizuar 0% buxhet për investime kapitale. Kështu që, 38 komuna kanë zero realizim në investime kapitale”, thuhej në raportin e djeshëm të të prezantuar nga anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.
























